Shira dhe borë në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, 300 ha tokë nën ujë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:47 04-03-2018 Shira dhe borë në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, 300 ha tokë nën ujë

Mot i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Shkodrës.

Si pasojë e reshjeve të borës disa akse rrugore janë ende të bllokuara. Kështu aksi Prekë-Theth është i bllokuar në segmentin e malit të Shoshit. Rruga për në fshatin Buçaj në Qafë Thanë është bllokuar. Rruga për në Mazrek në njësinë Gur i Zi rezulton të jetë e bllokuar.

Po ashtu për shkak të reshjeve intensive të shiut janë rritur ndjeshëm prurjet e lumit Drin dhe Kir. Ndërsa në njësinë Ana e Malit rezultojnë të pëmbytura mbi 300 ha tokë.

Si pasojë të motit të keq furnizimi me energji elektrike ka probleme në njësinë Dajç.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrau burrin dhe vjehrrën e dashnores, gruaja e Kasëm Pirjasit bën gjestin që nuk pritej në gjykatë
Korçë: Vidhet fabrika e prodhimit të bojrave, roja habit me deklaratën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.010195970535278
array(1) { ["section"]=> string(80) "shira-dhe-bore-ne-shkoder-bllokohen-disa-akse-rrugore-300-ha-toke-nen-uje-112149" }