Shirat e dendur, KESH jep informacion: Shkarkimet me minimum, nuk ndikon në zonën e Nën Shkodrës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:00 25-01-2021 Shirat e dendur, KESH jep informacion: Shkarkimet me minimum, nuk ndikon në zonën e Nën Shkodrës Digë hidrocentrali

Shirat e orëve të fundit kanë rritur kuotat në hidrocentralet në vend.  

Përmes një statusi në rrjetet sociale, drejtori i KESH-it, Benet Beci ka komentuar situatën intensive të reshjeve, ku tha se shkarkimet janë në minimum.

Ndërkaq, KESH qetëson banorët e zonës së nën-Shkodrës, pasi thekson se reshjet e shiut nuk ndikojnë.

Statusi i plotë:

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

  • HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet pas 9 vitesh vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi, ADN-ja zbulon korçarin që ka lidhje me ekzekutimin (EMRI)
Ekzekutoi kamarierin turk në Gjermani, arrestohet 35-vjeçari shqiptar (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013286828994751
array(1) { ["section"]=> string(100) "shirat-e-dendur-kesh-jep-informacion-shkarkimet-me-minimum-nuk-ndikon-ne-zonen-e-nen-shkodres-236362" }