Shirat nuk kanë ikur, Instituti i Gjeoshkencave parashikon PËRMBYTJE (Moti sot dhe nesër)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:43 12-02-2018 Shirat nuk kanë ikur, Instituti i Gjeoshkencave parashikon PËRMBYTJE (Moti sot dhe nesër)

Instituti i Gjeoshkencave jep parashikimin e motit për sot dhe nesër.

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.12) priten reshje të dobëta, lokalisht deri mesatare, ndërsa nesër (e martë, dt.13) priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa qarqe ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 11
në vendet e ulëta: 5 / 9
në vendet malore: -1 / 3 °C.

ERA
Sot (e hënë, dt.12) pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e martë, dt.13) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.
-----------------------------------------------
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e nesërme (e martë, dt.13) dhe pasnesër (e mërkurë, dt.14) në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së nesërme (e martë, dt.13), ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së pasnesërme (e mërkurë, dt.14). Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave.
Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

r1.jpg

r2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « HABIT analisti: Zhvishet në mes të dëborës (Me të edhe Presidenti Meta e zonja e parë- FOTOT)
VENDIMI AKEP: FAVORIZIM I BIZNESEVE TURKE APO HISTORI KORRUPSIONI?! »
Article Logic
Execution time: 0.010483026504517
array(1) { ["section"]=> string(93) "shirat-nuk-kane-ikur-instituti-i-gjeoshkencave-parashikon-permbytje-moti-sot-dhe-neser-109995" }