Shisnin 1 kilogram kokainë në muaj, arrestohen tre vëllezërit shqiptarë në Itali (EMRAT-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:30 04-11-2020 Shisnin 1 kilogram kokainë në muaj, arrestohen tre vëllezërit shqiptarë në Itali (EMRAT-VIDEO)

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane me akuzën për prodhim, shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.  

Mes tyre janë 3 vëllezër shqiptarë, të cilët kishin krijuar një rrjet të gjërë klandestinësh, të aftë për të shitur një kilogram kokainë në muaj.

Bëhet fjalë për Dashmir, 31 vjeç, Muharrem, 36 vjeç dhe Ylli Mema, 48 vjeç dhe një italian, Gabriele Pedemonte, i arrestuar tashmë në janar me tre kilogramë hashash dhe që vuante arrestin e shtëpisë.

Hetimi filloi në gusht të vitit të kaluar dhe gjatë këtyre muajve policët e Savona Mobile kanë kapur 16 kg hashash, mbi një kilogram marihuanë, një kile kokainë dhe mbi 50,000 euro.

Të tre prisnin klientë në shtëpi ose në afërsi të saj, duke shitur drogë pak nga pak dhe shpesh edhe duke i fshehur ato në lodrat e fëmijëve. Nga kontrolli, policia italiane sekuestroi tre hektogramë kokainë dhe 500 euro. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për 14-vjeçarin e plagosur nga tërmeti në Greqi: Së shpejti t'i kthehet normalitetit
Infektohet me COVID-19 kirurgi i njohur i QSUT »
Article Logic
Execution time: 0.0084760189056396
array(1) { ["section"]=> string(98) "shisnin-1-kilogram-kokaine-ne-muaj-arrestohen-tre-vellezerit-shqiptare-ne-itali-emrat-video-226467" }