Shisnin drogë në Tiranë, policia arreston 2 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 13:43 21-05-2019 Shisnin drogë në Tiranë, policia arreston 2 persona Ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim.  Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga ka rënë S.SH, 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

I riu  në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018,  shpërndanin lëndë narkotike canabis sativa në doza të vogla në rrugën “Bego Hoxha”, ku në momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, shtetasve të arrestuar i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 355 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

"Shtetasi S.SH mundi të largohej dhe u shpall në kërkim, ku më datë 20.05.2019 është kapur nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Po ashtu policia bën të ditur se është arrestuar edhe një tjetër person në Tiranë.

Kështu në rrugën "Njazi Demi” Tiranë në stolat e një lulishteje, në orët e vona të mbrëmjes, nga forcat "Shqiponja ", është kapur dhe arrestuar në flagrancë  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  shtetasi:

I.A. 36 vjeç, lindur në Tiranë, pasi u kap në flagrancë me katër doza heroinë.

Materialet e mësipërme  do t’i  referohen  prokurorisë  së  Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026388883590698
array(1) { ["section"]=> string(57) "shisnin-droge-ne-tirane-policia-arreston-2-persona-165130" }