Shisnin foshnja të porsalindura, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve

Publikuar tek: bota, më 17:33 07-08-2018 Shisnin foshnja të porsalindura, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve Foto ilustruese

Një rrjet trafikantësh është shkatërruar nga policia greke pasi shisnin foshnja të porsalindura.

Ky rrjet drejtohej nga një 39-vjeçar bullgar i cili ishte proceduar edhe më parë për vepra penale të ngjashme.

39-vjeçari emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, përdorte disa gra për të lindur fëmijë, të cilët i shiste më pas kundrejt shumave të mëdhaja parash.

Menjëherë pasi policia greke ra në gjurmët e këtij rrjeti bëri të mundur arrestimin e 6 grave bullgare në një apartament në Athinë.

Dy policë të Departamentit të Policisë ngritën një kurth duke u shtirur si një çift i interesuar për të blerë fëmijë. Pas takimit me një 40-vjeçare gjeorgjiane që luante rolin e sekseres ata ranë dakort për të blerë një foshnje vetëm 4-ditëshe kundrejt 18 mijë eurove.

Menjëherë pasi bënë shkëmbimin e parave me fëmijën policët vunë në pranga 40-vjeçaren e cila bëri të ditur funksionimin e rrjetit por pa dhënë shumë detaje.

Tre prej grave të arrestuara ishin shtazëna, ndërsa u bë e mundur gjetja e tre fëmijëve të shitur të cilët fatmirësisht ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Sakaq policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011574983596802
array(1) { ["section"]=> string(73) "shisnin-foshnja-te-porsalindura-shkaterrohet-rrjeti-i-trafikanteve-130429" }