Shisnin kokainë në lagjet e pasura italiane, arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre 'KOKA E BANDËS' (EMRAT)

Publikuar tek: bota, më 09:34 08-05-2020 Shisnin kokainë në lagjet e pasura italiane, arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre 'KOKA E BANDËS' (EMRAT) Foto ilustruese

Tre shqiptarë janë vënë në pranga në Itali, pasi ishin pjesë e një bande të trafikut të drogës që furnizonte me kokainë një lagje të pasutish.

Prokuroria e Xhenovës i kishte nisur hetimet që në vitin 2017, ndërsa vetëm këto ditë arriti të finalizonte me sukses operacionin e koduar "Doktori", duke arrestuar 7 persona.

Bëhet me dije se nën pranga janë vënë shqiptarët Florian Zeqiri, Armando Ahmeti dhe Enkelejd Kapaj, ndërsa 4 të tjerët, mes tyre edhe një femër janë me origjinë italiane.

Hetimet nisën pasi në një banesën e një mjeku autoritetet gjetën drogë, që dyshohet se ai e përdorte për përdorim vetjak.

Nga përgjimet telefonike u zbulua se "koka" e bandës ishte Florian Zeqiri, ndërsa janë dokumentuar më shumë se 150 raste të trafikut të drogës në lagjet e pasura të Italisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur policia nxjerr të gjallë 79 vjeçaren e varrosur nga i biri
»
Article Logic
Execution time: 0.011038064956665
array(1) { ["section"]=> string(109) "shisnin-kokaine-ne-lagjet-e-pasura-italiane-arrestohen-3-shqiptare-njeri-prej-tyre-koka-e-bandes-emrat-205615" }