Shiste heroinë në kryeqytet, arrestohet nga policia

Publikuar tek: aktualitet, më 19:14 14-04-2015 Shiste heroinë në kryeqytet, arrestohet nga policia Foto ilustruese

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet si shitës i lëndëve narkotike. Alfred Ismailaj është arrestuar nga efektivët e Komisariatit numër 4 në kryeqytet për shkak se akuzohet si shitës i heroinës në zonën Tufinës dhe asaj të Medresesë në Tiranë.

Në momentin e arrestimit, Ismailajt i janë sekuestruar 75 doza heroinë me peshë 19 gram, ndërkohë policia ka sekuestruar gjithashtu 1500 euro, dy telefona celularë, një automjet tip BMW me targë “AA705AP”, si dhe një motor 600 kubikësh me targë “TR175H”.

Policia është duke punuar për zbulimin e një rrjeti më të madh shpërndarës të lëndëve narkotike në këtë zonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kakavijë, arrestohen dy policë për rryshfet, lejuan tre persona të kalonin në zonën Shengen
Corriere della Sera: Ana tjetër e Shqipërisë, turizmi kulinar te Mrizi i Zanave »
Article Logic
Execution time: 0.012459993362427
array(1) { ["section"]=> string(55) "shiste-heroine-ne-kryeqytet-arrestohet-nga-policia-8723" }