Shiste kokainë të cilësisë së lartë, arrestohet trafikanti shqiptar (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:27 11-05-2019 Shiste kokainë të cilësisë së lartë, arrestohet trafikanti shqiptar (EMRI) Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një trafikant shqiptar.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se në pranga ka përfunduar 27-vjeçari Eqerem Petritaj.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, autoritetet gjetën 431.1 gramë lënde narkotike të llojit 'kokainë' e cilësisë së lartë, 9 gramë 'marijuanë' dhe 10 gramë 'canabbis-sattiva'.

Nëse kokaina do të shitej në treg, do të kapte shifrën e 40 mijë eurove.

Sipas mediave italiane, droga do të pritej, do të trefishohej dhe më pas do të shitej në rrugët qendrore të Parmës.

Ndërkohë Petritaj ishte një emër i njohur për policinë, pasi ishte nën vëzhgim nga autoritetet e shtetit fqinj që prej vitit 2015 për përfshirje në trafik droge.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13981509208679
array(1) { ["section"]=> string(78) "shiste-kokaine-te-cilesise-se-larte-arrestohet-trafikanti-shqiptar-emri-163891" }