‘Shiten fëmijët ose do i vras’, flet nëna nga Fieri: Më ndihmoni, nuk dua ta bëj

Publikuar tek: barometri, më 08:19 04-01-2018 ‘Shiten fëmijët ose do i vras’, flet nëna nga Fieri: Më ndihmoni, nuk dua ta bëj

Një ngjarje ende e pa zbardhur qartë ka tronditur rrjetin ditën e sotme ku pretendohej se një nënë donte të shiste fëmijët e saj për inat të ish-burrit.

Denoncimi është bërë nga babai i fëmijëve me inicialet V.G., banues në Tiranë, i cili i shqetësuar tha se ky postim vjen si “hakmarrje” e ish-gruas së tij. Por pak orë më vonë ka reaguar nëna e fëmijëve e cila i ka hedhur akuzat poshtë duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Në një letër dërguar në faqen e Olti Currit nëna e dy fëmijëve nga Fieri ka thënë se dikush ka përdorur facebook të rremë në emër të saj. Ajo kërkon ndihmë për të zbardhur të vërtetën.

Ragimi i plotë:

Psh Olti Curri, ka mundësi tme ndihmosh cdo gje esht e trilluar nuk jam un ajo që ka shkruajtur keto fjal qe dua te shes apo vras femijet por dikush tjetër ka perdorur fb te rreme sikur jam un dua qe cdo gje te ndiqet penalisht nga ku ju erdhen fotot po si ka mundësi që një nene të doj të vrase femijet e saj kur vuan gjithë jetën per ti rritur?? Dua të behet publik dhe tem ndihmoni me kete gje vereni veten në vendin tim po sikur te ishte motra nena gruaja jote ne kete mes cfar do benit ju prap keto fjale do thonit, ofendime nga me te ndryshmet??

Ja historia ime...Jam divorcuar nga ai ligjerisht dhe per nje vit kam jetuar në një qendër për gratë të dhunuara bashk me cunat mora urdhr mbrojtje per nje vit dhe para 5 muajve erdha në Greqi bashke me cunat ligjerisht se vete ai me dha firmen para ca ditësh.

bashkëshorti im i foli djalit keq për mua, djali u merzit dhe ka ca kohe si flet..nga inati ky cfar nuk i ka then djali ne sms e telefon dhe ka mar fotot e mija bashk me cunat dhe ka hapur një fb me emrin tim dhe ka shkruajtur qe dua te shes apo vras femijet sepse dua të jetoj e lire.
Une per keta femije jap jeten o njerëz si ka mundësi që të beni dicka kaq të ulet dhe perdorni femijet qe jane engjej po sikur te ishte motra nena gruaja jote ne kete mes cfar do benit ju prap keto fjal do thonit ofendime pa fund? Gjithmonë ka fituar i padrejti e humb i drejti dua drejtsi meqe merreni me ceshtjet sociale dua qe kjo gjë qe ndodhi te merret ministria e ceshtjeve sociale, i beni thirrje te na mbroje se ne kete mes jane dy femije...

  


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03407096862793
array(1) { ["section"]=> string(82) "shiten-femijet-ose-do-i-vras-flet-nena-nga-fieri-me-ndihmoni-nuk-dua-ta-bej-105347" }