Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, u arrestuan në flagrancë Veprim Bajrami 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë trup shërbimi pranë Drejtorisë Kufirit dhe Migracionit Durrës dhe Festim Kajmaku 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor, pranë agjensisë doganore “Spediko” Durrës.
Ndaj shtetasve të mësipërm, kane bërë kallëzim shtetasit L.V. dhe M.K. të cilët shpjegojnë se janë mashtruar në shitjen e pajisjeve të një reparti zdrukthtarie, të cilët janë zhdoganuar më datë 12.09.2015 në doganën e Durrësit nga agjenti Festim Kajmaku, pa autorizim në emër të një kompanie me administrator shtetasin M.K.
Ky veprim është bërë nga shtetasi, Veprim Bajrami, pa marrë autorizimin e kompanisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale: “Vjedhja me anë të mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Veprim Bajrami dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal ne ngarkim të shtetasit Festim Kajmaku.