Asgjësohen në Fier produktet ushqimore që u kishte kaluar afati i përdorimit.
Drejtoria Rajonale e AKU–së Fier, bën me dije se ka kryer procedurën e asgjësimit të produkteve ushqimore për shkak të tejkalimit të afatit të përdorimit, pas kërkesës së vetë subjektit, në respektim të detyrimeve që përcakton ligji.
DRAKU Fier bëri verifikimet për të ndjekur gjurmueshmërinë e produkteve në fjalë, sipas listës të paraqituar nga subjekti, konkretisht të 280.78 kg produkte ushqimore dhe 6018.33 litra pije joalkoolike.
"Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit", thuhet në njoftimin e AKU-t.