Shitet Agon Channel, ja cilët janë blerësit e rinj

Publikuar tek: bota, më 08:27 24-07-2016 Shitet Agon Channel, ja cilët janë blerësit e rinj

Biznesmeni Francesco Becchetti ka shitur televizionin Agon Channel Italia. Bëhet fjalë për kanalin numër 33 në transmetimin dixhital në Itali, që deri më tani ishte në pronësi të biznesmenit të njohur.

Mediat shkruajnë se blerësit e rinj të këtij televizioni janë “Scripps Networks International UK Limited”, një grup i ri që sapo ka hyrë në tregun italian.

Agon Channel transmetonte edhe në Shqipëri, por televizioni u mbyll pas problemeve të Francesco Becchettit me qeverinë shqiptare. Vetëm pak ditë më parë qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama u tërhoq nga kërkesa për ekstradimin e Becchetti-t në Shqipëri, ku ai akuzohet për një numër të madh veprash penale. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075490474700928
array(1) { ["section"]=> string(55) "shitet-agon-channel-ja-cilet-jane-bleresit-e-rinj-47559" }