Shitet telefoni i Hitlerit, ja shuma marramendëse që është paguar për ta blerë atë

Publikuar tek: bota, më 11:19 20-02-2017 Shitet telefoni i Hitlerit, ja shuma marramendëse që është paguar për ta blerë atë

Një telefon i përdorur nga Adolf Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore është shitur për 243.000 dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ankandi u mbajt në Chesapeake City të Maryland dhe shitja e tij nisi me ofertën 100.000 dollarë, ndërkohë që blerësi i këtij telefoni ka preferuar të mbetet anonim. 

Sipas ‘BBC’ telefoni i kuq, i cili ka emrin e liderit nazist të gdhendur në të, u gjet në bunkerin e tij në Berlin në vitin 1945.

Ushtarët sovjetikë ia dhanë atë oficerit britanik Sir Ralph Rayner menjëherë pas dorëzimit të Gjermanisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091559886932373
array(1) { ["section"]=> string(87) "shitet-telefoni-i-hitlerit-ja-shuma-marramendese-qe-eshte-paguar-per-ta-blere-ate-69304" }