Shitja e ish- “Emporiki Bank” te shoqëria e panjohur ''Tranzit'' i lë klientët dhe debitorët pa informacion, reagon kompania

Publikuar tek: aktualitet, më 11:00 19-05-2015 Shitja e ish- “Emporiki Bank”  te shoqëria e panjohur ''Tranzit'' i lë klientët dhe debitorët pa informacion, reagon kompania

Ish “Emporiki Bank” i është shitur së fundmi një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, e panjohur për tregun shqiptar, e quajtur “Tranzit”. Qindra debitorë dhe klientë janë aktualisht pa asnjë lloj informacioni se çfarë do të bëhet me ta. Situata vazhdon të mbetet e njëjtë dhe ka hapur një debat në lidhje me natyrën e dyshimtë të kësaj shitje. Transaksioni i ditëve të fundit, i njërës prej bankave më të rendësishme në tregun shqiptar, ka nxjerrë në plan të parë një “Shpk” e cila ka fituar licensën nga Banka e Shqipërisë për të blerë bankën e nivelit të dytë.

Ish-“Emporiki Bank”, emërtohet prej 2012 si “Credit Agricole”. Këtë emër e ka prej një grupi francez që e bleu në 14 Qershor 2012. Ky grup me sa duket  brenda dy vitesh nuk “e pëlqeu” inciativën blerëse të kësaj banke dhe në kulmin e sezonit të kredive të këqija e shet sot këtë bankë tek një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar “Shpk” e quajtur “Tranzit”.

Kjo shoqëri është një institucion financiar , jo bankë, e cila posedon një licencë nga Banka e Shqipërisë, që i jep të drejtën të blejë sasi, apo portofole kredish me probleme, por nuk dihet nëse licensa e quajtur ‘factoring’ mund të ketë mundësinë të blejë një bankë të tërë.

Sot me qindra apo mijëra klientë apo edhe debitorë të “Credit Agricole” Bank në Shqipëri janë duart e një “shpk”-je e cila nuk dihet se çfarë kapaciteti ligjor apo struktural ka për të kryer funksionet e një banke. Ajo që dihet është se kjo shoqëri përfaqëson një fond lindor investimesh me qendër në Rusi, tek i cili u mbështetet financiarisht për të kryer transaksionin e kryer.

Kompania “Tranzit’’, shpjegon nëpërmjet një deklarate pozitën dhe aktivitetin e saj në Shqipëri duke thënë se kompania është shumë e sigurtë në aftësitë e saj për të mbajtur dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me klientët dhe stafin e Credit Agricole Albania. Tranzit është pjesë e NCH Capital, që është krijuar në 1992 në New York.

“Një prej investimeve më të sukseshme te NCH Capital në Shqipëri është Tranzit Finance, një kompani e licensuar si institucion financiar jo bankë në 2010 nga Banka e Shqipërisë. Tranzit ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kreditimin dhe ristrukturimin e mijëra kredive për individe dhe kompani të vogla. Gjithashtu, Tranzit ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në uljen e kredive te këqija në sistemin bankar. Sot Tranzit ka rreth 70 punonjës dhe dhjetra mijëra klientë dhe ështeë institucioni financiar me rritje më të shpejtë në tregun Sshqiptar për vitin 2014”, deklaron kompania.

‘’Tranzit’’ shpjegon edhe transaksionin e blerjes së Credit Agricole Albania.

“Në 12 maj, 2015, Tranzit Finance njoftoi blerjen e Credit Agricole Albania. Kjo blerje është një zhvillim i natyrshëm në aktivitetin e një institucioni të suksesshem financiar që ka synuar prej kohësh blerjen e një banke në Shqipëri. Në një bisede me Tranzit Finance u theksua se “Blerja e Credit Agricole Albania dëshmon besimin në sistemin bankar të Shqipërisë dhe ekonominë shqiptare nga një investitor serioz amerikan me përvojë dhe njohje të mirë të Shqipërisë dhe rajonit. Kjo banke i jep mundësi ‘’Tranzit’’ të vendosë një platformë të shkëlqyer për të investuar dhe mbështetur ekonominë shqiptare. Tranzit Finance është shumë i sigurtë në aftësitë e tij për të mbajtur dhe përmirësuar marrëdhëniet me klientët dhe stafin e dedikuar të Credit Agricole Albania”, thotë ‘’Tranzit’’.

Banka e Shqiperisë dhe operatoret mbikqyrës financiarë nuk e kanë pasqyruar fare këtë lajm shumë të rendësishëm për një pjesë të mirë klientesh shqiptare, të cilët duhet të dinë dhe të jenë të informuar se si do funksionojë një “shpk” që s’është bankë krahasuar me një “sha” e cila ishte licensuar për të qenë e tillë.

Një situatë e re e guvernatorit të ri të Shqipërisë, e cila sjell jo vetëm dyshime por edhe pyetje konkrete për sistemin bankar të cilin e  ka për detyrë ta mbikqyrë.

Eshtë në dijeni të këtyre lëvizjeve financiare që ndikojnë drejtpdrejtë në financat e një pjesë të shqiptarëve?

A është një veprim i zakonshëm financiar kur një bankë e madhe blihet nga një “shpk” e vogël…?

Nëse shitja e një banke të madhe të një “shpk” e vogël përben lajm po kaq të vogël, atëhere kush quhet lajm në Republiken tonë?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kontrasti, dekorimi i Napolitanos dhe Erdogan, zhdukja e bustit të Skënderbeut nga Pallati i Brigadave
Fshehu 23 milionë euro pasuri, ILDKP kallëzon penalisht Tom Doshin »
Article Logic
Execution time: 0.011919021606445
array(1) { ["section"]=> string(122) "shitja-e-ish-emporiki-bank-te-shoqeria-e-panjohur-tranzit-i-le-klientet-dhe-debitoret-pa-informacion-reagon-kompania-11250" }