Shiu shuan zjarret, Braçe i falet Zotit: Bëre mrekulli, por betejën me njerëzit e ke humbur! (Apeli që ka për qytetarët)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:32 05-08-2020 Shiu shuan zjarret, Braçe i falet Zotit: Bëre mrekulli, por betejën me njerëzit e ke humbur! (Apeli që ka për qytetarët)

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi shiu shuajti shumë prej zjarreve që ishin aktive nga veriu në jug të Shqipërisë.

Ai falenderon Zotin për këtë mrekulli teksa u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndërgjegjësohen e të mos djegin kullotat ku nesër do të rriten bijtë e tyre.

Zv. kryeministri thotë se do i propozojë qeverisë ashpërsimin e ligjeve deri tek detyrimi që aty ku digjet një pemë zëvendësohet me shumë të tilla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ZOTI BERI SERISH MREKULLI ME NE, MBROJTI KRYEVEPREN E TIJ NATYREN! Shiu e ulja e temperaturave gjate nates e mengjesit te sotem, shuan zjarret nga veriu ne jug, duke shpetuar mijera hektare pyje e kullota mrekulli! Shihini fotot; Zjarret nje dite me pare, shuarjen e tyre nje dite me pas! PO NE? DUKET SE ZOTI E KA HUMBUR BETEJEN ME NE, SI QYETARE MBI TE GJITHA! Te gatshem per te vene zjarrin, hem si barbare, hem si te interesuar per nje kullote, te interesuar per qymyr nga druri, te interesuar per troje te lira; Por edhe si inatci i madh per ate qe ka tjetri apo me shume akoma, per ate qe ka shteti! Ndaluni njerez! Po i mohoni femijeve tuaj nje te tashme e te ardhme te shendetshme, te gjelber, ajrin! Ja bere demin tjetrit, edhe shtetit, e nxorre mllefin, tani ndalu e mendo cpo i le femijeve te tu? Zjarrin? Ti tjetri qe ke ndertuar kudo, ke fituar kudo e gjithcka, nuk u ngope? Mendohu pak; Aq sa ke ku do i gezosh, ne zjarr? Tua them troc si qytetar i ketij vendi; Une nuk besoj ne ndergjegjesimin tuaj! Ndaj po nxis cdo agjensi ligjzbatuese te hetoj cdo rast zjarri, posacerisht ne pyje, deri ne fund e fundi nuk eshte zjarrvenesi por perfituesi; Ndaj do i propozoj qeverise ashpersimin e ligjeve deri tek detyrimi qe aty ku digjet nje peme zevendesohet me shume te tilla, kurre nuk kthehet ne truall ndertimi! Sot ne darke ka shi perseri! Faleminderit Zot edhe per kete! Faleminderit edhe cdo sherbyesi te shtetit, zjarrefikes, ushtarake etj qe luftuan me zjarret javen e fundit; NUK KA MBARUAR, DO JEMI BASHKE PRAPE! VO: fotot e djeshme e te sotme ne pyjet e Gramshit

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Postimi i plotë i Braçes

Zoti bëri sërish mrekulli me ne,
mbrojti kryeveprën e tij natyrën! shiu e ulja e temperaturave
gjatë natës e mëngjesit të sotëm, shuan zjarret nga veriu ne jug, duke shpëtuar mijëra hektarë pyje e kullota mrekulli!
Shihini fotot;
Zjarret një ditë më parë,
shuarjen e tyre një ditë më pas!
Po ne?
duket se zoti e ka humbur betejën me ne,
si qytetarë mbi të gjitha!
Të gatshëm për të vënë zjarrin,
hem si barbarë, hem si të interesuar për një kullotë,
të interesuar për qymyr nga druri, të interesuar për troje të lira; Por edhe si inatçi i madh për atë që ka tjetri apo
më shumë akoma, për atë që ka shteti! Ndaluni njerëz! Po i mohoni fëmijëve tuaj një të tashme e të ardhme të shëndetshme, të gjelbër, ajrin! Ja bëre dëmin tjetrit, edhe shtetit, e nxore mllefin, tani ndalu e mendo c'po i le fëmijëve të tu? Zjarrin? Ti tjetri që ke ndërtuar kudo, ke fituar kudo e gjithçka, nuk u ngope? Mendohu pak;
Aq sa ke ku do i gëzosh, në zjarr? Tua them troç si qytetar i këtij vendi; Unë nuk besoj në ndërgjegjësimin tuaj!
Ndaj po nxis çdo agjenci ligjzbatuese të hetojë çdo rast zjarri, posaçërisht në pyje, deri në fund e fundi nuk është zjarrvënësi por përfituesi; Ndaj do i propozoj qeverisë ashpërsimin e ligjeve deri tek detyrimi që aty ku digjet një pemë zëvendësohet me shume të tilla, kurrë nuk kthehet në truall ndërtimi! Sot në darkë ka shi përsëri!
Faleminderit Zot edhe për ketë! Faleminderit edhe çdo shërbyesi të shtetit, zjarrfikës, ushtarake etj që luftuan me zjarret javën e fundit; NUK KA MBARUAR, DO JEMI BASHKE PRAPE!
VO: fotot e djeshme e të sotme në pyjet e Gramshit

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011229991912842
array(1) { ["section"]=> string(121) "shiu-shuan-zjarret-brace-i-falet-zotit-bere-mrekulli-por-betejen-me-njerezit-e-ke-humbur-apeli-qe-ka-per-qytetaret-216216" }