Shkaktoi dhjetëra viktima kur u shemb, inaugurohet ura e re në Xhenova të Italisë

Publikuar tek: bota, më 16:35 03-08-2020 Shkaktoi dhjetëra viktima kur u shemb, inaugurohet ura e re në Xhenova të Italisë

Sot në qytetin e Xhenovës është inauguruar një urë e re, në vendin ku ndodhi incidenti tragjik dy vite më parë.

 

Si pasojë e rrëzimit të urës atje vdiqën 43 persona. Ky rast vuri në pah neglizhencën që i është bërë infrastrukturës në Xhenova. 

ura.jpg

Presidenti, Sergio Mattarella, ka qenë pjesë e ceremonisë së sotme. Zyrtarët kishin menduar që të lexonin emrat e viktimave gjatë ceremonisë, mirëpo familjarët e tyre kanë kundërshtuar.

Ura do të hapet për qarkullim normal automjetesh më 4 ose 5 gusht. Ideatori i saj, Renzo Piano është i njohur për krijimet si 'Qendra Georges Pompidou' në Paris dhe rrokaqielli, 'The Shard' në Londër.

Ai e ka cilësuar strukturën e re si “fëmijë të lindur në tragjedi”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011396884918213
array(1) { ["section"]=> string(87) "shkaktoi-dhjetera-viktima-kur-u-shemb-inaugurohet-ura-e-re-ne-xhenova-te-italise-215955" }