Shkarkime masive, pas tre ditësh ikin 800 punonjës në shëndetësi

Publikuar tek: aktualitet, më 06:46 12-04-2015 Shkarkime masive, pas tre ditësh ikin 800 punonjës në shëndetësi

Më datë 15 prill rreth 800 punonjës të shëndetësisë do të largohen nga puna pasi rezultojnë me 0 kredite nga 150 që duhet të siguronin në total.

Pra 31 % e punonjësve të shëndetësisë prej të cilëve 5% mjekë, 20% dentistë dhe 6 % farmacistë të cilët janë vlerësuar me 0 kredite në programin e edukimit në vazhdim do të pushohen nga puna.

Sipas gazetës Shqip mungesa e këtyre krediteve dëshmon njohuritë e tyre të dobëta në këtë fushë , pa përjashtuar ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në program, në kundërshtim me ligjin.

Edhe pse shifra prej 30% është e lartë përfaqësues zyrtarë të Urdhrit të Mjekut kanë thënë për gazetën Shqip se numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë pasi ka edhe mjekë, infermierë, dentistë dhe laborantë të cilët i kanë marrë ato në mënyrë fiktive, kundrejt pagesës.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se largimet nga detyra do të shoqërohen edhe me heqje license deri në një moment të dytë që është pjesëmarrja në provimin e certifikimit.

Urdhëri i Mjekut  thekson se mejekët nuk mund të pushohen nga puna me urdhër ministrie ndërsa ngre shqetësimin se nëse ky shkarkim masiv do të ndodhë vërtet do ta shkatërrojë edhe më shumë sistemin e shëndetësisë në vend pasi ka mungesë mjekësh specialistë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kisha Ortodokse: Heqja e kangjellave, lëndon ndenjat e besimtarëve
24 baballarë dëshmojnë për Frrokun »
Article Logic
Execution time: 0.011493921279907
array(1) { ["section"]=> string(68) "shkarkime-masive-pas-tre-ditesh-ikin-800-punonjes-ne-shendetesi-8481" }