SHKARKIMET E CAKAJT/ Nga motra e Frangajt, vëllai i Çanit, vajza e Milos dhe djali i Preçit… Kush janë diplomatët e larguar (EMRAT)

Publikuar tek: politike, më 10:37 28-03-2019 SHKARKIMET E CAKAJT/ Nga motra e Frangajt, vëllai i Çanit, vajza e Milos dhe djali i Preçit… Kush janë diplomatët e larguar (EMRAT) Zogaj-Frangaj-Milo-Cani

Po zbardhen një nga një emrat e mbi 20 diplomatëve të shkarkuar tri ditë më parë nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Ndonëse zyrtarisht ministria nuk ka vënë në dispozicion të medieve asnjë listë emrash, tashmë është e pamundur që kjo listë të mbahet sekret.

Sidomos kur kemi të bëjmë me emra diplomatësh të njohur.

Kështu është shkarkuar vëllai i gazetarit të njohur Arjan Çani. ALKET ÇANI nuk do të jetë më në diplomacinë e Ambasadës Shqiptare në Francë.

Është shkarkuar gjithashtu motra e manjatit të medias, Aleksandër Frangajt. Bëhet fjalë për MAJLINDA DODAJN e cila shërbente si diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

Edhe INID MILO, vajza e historianit të njohur Paskal Milo nuk do të jetë më drejtore në drejtorinë e NATO-s pranë ministrisë së Jashtme.

Në listën e të larguarve nga Cakaj është dhe djali i analistit Preç Zogaj, BESJAN ZOGAJ gjithashtu diplomat në ministrinë e Jashtme.

Edhe këshilltares për median dhe diasporën në Ambasadën shqiptare në Londër PRANVERA SKANA, i është ndërprerë mandati, edhe pse Skana nga ana e saj tha ditën e djeshme për newsbomb.al se thjesht i ka mbaruar kontrata dhe se së shpejti do të kthehet në Tiranë.

Dy diplomatet FLORIAN NOVA dhe ENKELEJDA RIZA në Ambasadën shqiptare në Greqi janë shkarkuar gjithashtu.

Pjesë e listës së të shkarkuarve është edhe konsulli shqiptar në Romë, EDMOND KUMARAKU si dhe diplomatja e Shqipërisë në Hollandë, XHULI KEKO, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Teodor Keko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34015488624573
array(1) { ["section"]=> string(132) "shkarkimet-e-cakajt-nga-motra-e-frangajt-vellai-i-canit-vajza-e-milos-dhe-djali-i-precit-kush-jane-diplomatet-e-larguar-emrat-158214" }