Agron Gjana, prokurori i shkarkuar i Durrrësit nuk ka pranuar të largohet nga detyra sikurse i kërkoi Arta Marku.
Në takimin “kokë më kokë’ zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, Gjana është rebeluar para kryeprokurores ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar dorëheqjen.
“Nuk iki nga detyra. Jam prokuror i emëruar jo i komanduar”, i ka thënë kryeprokurori i Durrësit Markut por gjithsesi ky takim nuk ka shërbyer pasi kryeprokurorja e përgjithshme e ka larguar nga detyra duke nisur më pas edhe njoftimin për mediat.
Edhe kryeprokurori i elbasanit Dritan Gina, nuk pranoi vendimin e Markut duke e cilësuar këtë vendim të pabazuar në lgj dhe tërësisht politik.