Shkarkimi i Hajdarmataj, Kryemadhi: Të hetohet zëvendësuesja e tij

Publikuar tek: barometri, më 07:44 13-05-2018 Shkarkimi i Hajdarmataj, Kryemadhi: Të hetohet zëvendësuesja e tij

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur për shkarkimin e gjyqtarit Besim Hajdarmataj, i cili sipas saj ishte i paligjshëm.

Kryemadhi u shpreh se shkarkimi i Hajdarmataj ishte pjesë e lojës së gatuar nga Edi Rama për të shpëtuar Saimir Tahirin. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi hodhi akuza mbi zëvëndësuesen e Hajdarmataj, Donika Prelën e cila sipas saj, është mike e Arta Markut, se ishte një nga personat që kishte dijeni për vjedhjen e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit.

“Shkarkimi i Hajdarmataj jo vetëm që ishte i paligjshëm por na doli se zonja Marku ishte vazhdimësi e falangave të Ramës për të sjellë një proces që stopon hetimin e çështjes së Tahirit. Ky i fundit është vetëm një instrument sepse ajo duhet të quhet çështja ‘Rama’. Zëvëndësimi i tij me shoqen e klasës së Arta Markut, që dy ditë më parë ju vodh posta sekrete se për atë kanë dijeni dy veta, njëra nga ato ajo zonjë”, u shpreh Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021818161010742
array(1) { ["section"]=> string(71) "shkarkimi-i-hajdarmataj-kryemadhi-te-hetohet-zevendesuesja-e-tij-120567" }