Shkarkimi i Haki Çakos, flet ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Ja pse pritej ky vendim, punët nuk po shkojnë mirë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:39 09-01-2018 Shkarkimi i Haki Çakos, flet ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Ja pse pritej ky vendim, punët nuk po shkojnë mirë

Një nga paraardhësit e Haki Çakos e cilëson të pritshëm largimin e tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fadil Canaj, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, tha se kur më shumë se gjysma e drejtuesëve të policisë vendore ishin shkarkuar, detyrimisht edhe largimi i Çakos ishte i pritshëm. Por Canaj shtoi se largimi i Haki Çakos nuk ishte lajm i mirë. “Me përjashtim të Bajram Ibrajt, të gjithë ne drejtorët e policisë së shtetit nuk e kemi mbaruar mandatin. Na ka emëruar politika por po kjo politikë na ka larguar nga detyra dhe kjo nuk është gjë e mire.

Canaj shkoi edhe më tej kur tha se në Shqipëri punët nuk shkojnë normalisht.

“Çdo ministër kërkon të ketë drejtorin e vet të policies”, tha Canaj. Ndërkohë Fadil Canaj shprehu mendimin e tij edhe se si duhet të zgjidhet drejtori i ri i policisë.

I pyetur nga gazetari Qafoku se nëse kryeministri do ti kërkonte një këshillë se si duhet ta zgjidhej Canaja tha: Kam vetëm një këshillë për Edi Ramën. Drejtorin e ri duhet të zgjedhë të mbështetur vetëm në ligj. Në të përcaktohet qartë dhe ai duhet të jetë oficer policie, të ketë kaluar karrierën normale brenda policisië, të jetë i pastër moralisht, i papërfolur dhe të zbatojë ligjin.

Ndërkohë në media janë përfolur deri tani dy kandidatura si zëvendësues të Çakos. Ata janë Ardi Veliu, drejtor aktual i Policisë së Tiranës dhe Eduard Merkaj aktualisht drejtor i SHÇB. Fadil Canaj i vlerësoi të dy kandidaturat por duke qenë se më shumë njihte Ardi Veliun ai tha: Ardi Veliu ka shumë cilësi të mira si drejteues policie por më shumë se kaq është një figurë e pastër dhe e papërfolur dhe kjo është më e rëndësishmja. 

26648698_2111277925785000_783583449_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fiorentina, doktorantja e verbër me 2 fakultete e 3 tre mastera që shteti ia mbyll dyert për punësim
Kanos nënën me sëpatë, arrestohet në flagrancë i riu (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010511875152588
array(1) { ["section"]=> string(123) "shkarkimi-i-haki-cakos-flet-ish-drejtori-i-pergjithshem-i-policise-ja-pse-pritej-ky-vendim-punet-nuk-po-shkojne-mire-105919" }