Shkarkimi i Haki Çakos, vjen reagimi “rrufe” nga Lulzim Basha: Ishte një 'kokë turku'

Publikuar tek: politike, më 12:56 08-01-2018 Shkarkimi i Haki Çakos, vjen reagimi “rrufe” nga Lulzim Basha: Ishte një 'kokë turku'

Pak minuta pas publikimit të lajmit për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako vjen reagimi i parë nga politika.

I pari që ka reaguar ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha, i cili është pyetur nga gazetarët në një transmetim të drejtëpërdrejtë, kur ky i fundit zbulonte më shumë detaje nga takimi i sapopërfunduar me aleatët e koalicionit opozitar.

Sipas Bashës, shkarkimi i Çakos është një tregues i krizës që ka përfshirë policinë e shtetit, ndërsa ai ishte një “kokë turku”.

“Është një hap i vonuar, një tjetër tregues i krizës së thellë që e ka zhytur krimin në polici. Haki Çako ishte një “kokë turku” dhe tregon se kupola e drogës drejtohet nga Rama, Tahiri dhe Xhafaj të njohur për lidhjet me drogën”, komentoi Basha.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010106086730957
array(1) { ["section"]=> string(86) "shkarkimi-i-haki-cakos-vjen-reagimi-rrufe-nga-lulzim-basha-ishte-nje-koke-turku-105825" }