Vjen reagimi i parë nga radhët e LSI-së, për shkakimin e drejtorit të Teatrit Eksperimental, Kiço Londo.
Është nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili që përmes një postimi në rrjetet sociale e quan “paturpësi” shkarkimin e Londos dhe zëvendësimin e tij me regjisorin Altin Basha.
Vasili thotë se Londo është mbështetës i së majtës dhe PS-së, edhe në ditët më të vështira të saj.
“Paturpësia e rilindjes shkarkon si Drejtor si Teatrit Eksperimental regjizorin shumë të njohur e të talentuar Kiço London.
Mbështetës i të majtës dhe i Partisë Socialiste edhe në ditët më të vështira shkarkohet nga bashibozukët e rilindjes, çfarë turpi!!”, shkruan Vasili.