Shkarkimi i Metës, Hajdari nga foltorja e Kuvendit: Rezoluta thjesht presion dhe shantazh ndaj presidentit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:46 13-06-2019 Shkarkimi i Metës, Hajdari nga foltorja e Kuvendit: Rezoluta thjesht presion dhe shantazh ndaj presidentit

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka folur sot në foltoren e Kuvendit lidhur me rezolutën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Sipas Hajdarit, kjo rezolutë nuk ka ndonje vlerë juridike por është thjesht presion dhe shantazh ndaj presidentit.

'Gjykimin mbi vendimin e presidentit e merr vetem gjykata Kushtetuese. Mocioni për shkarkimin e Metës vjen me 35 deputetë që firmoset dhe i depozitohet kryetarit të Kuvendit i cili ka për detyrë të hapë një komision hetimor.

Fakti që s' kemi Gjykatë Kushtetuese është fatkeqësi e madhe, sepse këtu është thelbi i gjithë debatit. Shqiptarët po shohin një lojë të shpifur, një tragjedi që na merr zvarrë të gjithëve. Dua të di pse presidenti mendon që me këtë veprim e zgjidh krizën. Nëse ai thotë që ky vendim është bërë si një akt patriotik dhe i vë palët para përgjegjësisë, nëse palët nuk arrijnë një kompromis a nuk e  fusim vendin akoma më shumë në krizë?

Nëse ne nuk arrijmë të gjejmë një zgjidhje, nëse kemi një opozitë jashtë parlamentit që thotë se nuk futet në bisedime me Shqiperinë, atëherë çfarë negociata do arrijnë këto dy palë?

Pika dy, më falni zoti president nëse gruaja juaja është palë e opozitës, dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konfliktiti, atëherë nuk është ky konflikt i pastër personal? Ju duhet të përgjigjeni. Ju duhet të uleni me të gjitha palët të shikoni se kur do të jetë data tjetër e zgjedhjeve', u shpreh Hajdari gjatë fjalës së saj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068039894104004
array(1) { ["section"]=> string(111) "shkarkimi-i-metes-hajdari-nga-foltorja-e-kuvendit-rezoluta-thjesht-presion-dhe-shantazh-ndaj-presidentit-168044" }