Shkarkimi i Metës, Kuvendi letër Komisionit të Venecias: 8 pyetje për presidentin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:22 24-07-2019 Shkarkimi i Metës, Kuvendi letër Komisionit të Venecias: 8 pyetje për presidentin Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për të marrë opinion nëse presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me anulimin e datës së zgjedhjeve, 30 qershorin.

Letra që i është dërguar presidentit të Komisionit të Venecias përmban 8 pyetje për sa i takon rolit të Presidentit të Shqipërisë në proceset zgjedhore.

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta duhet të presë përgjigje për këto tetë pyetje, përpara se të votojë shkarkimin e tij.

E ndërsa afati i punës së Komisionit është tre muaj, me gjasë përgjigja nga Venecia do të vonojë deri në tetor, kur Komisioni nis sërish punën.

Tetë pyetjet për Komisionin e Venecias:

Roli i Presidentit në proceset  zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?

kushtetuta dhe Konventat a kanë detyrime që i imponohen Presidentit, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?

A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence nga e drejta e zgjedhësve për votuar?

Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë apo detyrim për ushtrimin e sovranitetit te popullit?

A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?   

A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?

A e respekton parimin e periodocitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019?

A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza nga MIRDITA gjen çantën me mijëra PAUND në metronë e Londrës, e dorëzon në polici (SHEMBULLI NDRYSHE NGA SKIFTERAT)
Përplaset keq "Benzi" dhe "Fouristrada" në hyrje të Sarandës, plagosen 6 persona, njëri në gjendje të rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.012140035629272
array(1) { ["section"]=> string(86) "shkarkimi-i-metes-kuvendi-leter-komisionit-te-venecias-8-pyetje-per-presidentin-173221" }