Shkarkimi i Metës? Sot Kuvendi 5 orë debat për dekretin e presidentit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:00 13-06-2019 Shkarkimi i Metës? Sot Kuvendi 5 orë debat për dekretin e presidentit

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Ashtu sikurse është bërë me dije sot do të zhvillohet debati i gjerë për dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili shfuqizoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Në rendin e ditës së publikuar në faqen e Kuvendit thuhet se mocion-debati është kërkuar nga kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Ndërkohë dy ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve u vendos 5 orë debat për dekretin e presidentit si dhe është bërë publike projekt-rezoluta e hartuar nga PS.

Kujtojmë se menjëherë pas zyrtarizimit të dekretit të Metës, PS ka kërkuar shkarkimin e presidentit. Edhe ditën e djeshme nga Divjaka, kryeministri Edi Rama deklaroi se Meta e ka humbur të drejtën për të qendruar në zyrën e Presidencës.

rendi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14082813262939
array(1) { ["section"]=> string(75) "shkarkimi-i-metes-sot-kuvendi-5-ore-debat-per-dekretin-e-presidentit-168026" }