Shkarkimi i pedagogut Seranaj/ Reagon Kovaçi: Pas debatit me zv.ministrin dyshojmë për ndërhyrje nga qeveria

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 27-12-2019 Shkarkimi i pedagogut Seranaj/ Reagon Kovaçi: Pas debatit me zv.ministrin dyshojmë për ndërhyrje nga qeveria Kreu i sindikatës së punonjësve të universiteteve, Aleksandër Kovaçi

Kreu i sindikatës së punonjësve të universiteteve, Aleksandër Kovaçi ka reaguar për shkarkimin nga detyra të Agim Seranajt, pedagog dhe Zv.dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, pasi foli hapur në media për keqmenaxhimin e situatës pas tërmetit.

Ai është shprehur se ka dyshime se ka ndërhyrë qeveria dhe një aktor që i bën të dyshojnë është edhe debati që Seranaj ka pasur në emisionin ‘Opinion’ me zv. ministrin Artan Shkreli.

Sipas Kovaçit, Seranaj është shumë i rregullt dhe ka qenë gjatë gjithë kohës i angazhuar me studentët e masterit në Durrrës.

‘Në një emision të Opinionit ai ka pas debate me një zëvendësministër, kjo na bëjnë të dyshojmë. Ka një procedurë në çdo rast, pavarësisht se veprimi ndiqet po ka një procedurë se ai ka qenë në punë, në Durrës me studentët e masterit, si edhe me të prekurit nga tërmeti.

Në qoftë se do ndodh kjo do ishte fatkeqësi. Nga forma se si është ndërtuar ligji, prap se kjo prap ekziston.

I kemi dërguar një listë kërsash qeverisë që më 22 maj kryeministrit dhe të ministrisë së Arsimit. Duke marrë parasysh që është një sytrukturë ekonomike, e mira është që këto situata të merren me rrugë ligjore. Po ashtu kemi theksuar se duke u nisur edhe nga kërkesat e studentëve të dyfishohen orët e mësimit. Gjithashtu kemi theksuar që të miratojmë një ligj i posaçëm për kodin e punës së pedagogut’, tha Kovaçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Terrorizoi gjithë Kombinatin me shpërthimin e karburantit, flet autori i ‘incidentit’: Shtypa pa dashje gazin...(DEKLARATA NË POLICI)
Shqiptarët përplasen me policinë greke në kufi, plagoset një efektiv (2 të arrestuar, 3 në kërkim) »
Article Logic
Execution time: 0.013485908508301
array(1) { ["section"]=> string(113) "shkarkimi-i-pedagogut-seranaj-reagon-kovaci-pas-debatit-me-zv-ministrin-dyshojme-per-nderhyrje-nga-qeveria-190506" }