Shkarkimi i Presidentit, delegacioni i Venecias sot takim me anëtarët e Komisionit Hetimor

Publikuar tek: politike, më 09:37 11-09-2019 Shkarkimi i Presidentit, delegacioni i Venecias sot takim me anëtarët e Komisionit Hetimor

Komisioni i Venecias vijon takimet në Tiranë. Ditën e sotme, delegacioni do të zhvillojë dy takimet e fundit.

Është bërë me dije se në orën 09:00 delegacioni do të zhvillojë një takim me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor. Ndërsa në orën 10:00 do të zhvillojë një takim me Shoqërinë Civile.

Sakaq, dje ekspertët patën takime më intensive, duke filluar me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjoshën. Më pas delegacioni takoi Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama si dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë

  1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
  2. Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare
  3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
  4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070579051971436
array(1) { ["section"]=> string(96) "shkarkimi-i-presidentit-delegacioni-i-venecias-sot-takim-me-anetaret-e-komisionit-hetimor-178036" }