Shkarkimi i presidentit Meta, Komisioni Hetimor zgjat punimet

Publikuar tek: aktualitet, më 10:23 17-09-2019 Shkarkimi i presidentit Meta, Komisioni Hetimor zgjat punimet Ilir Meta

Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta zgjat punimet.

Mësohet se Komisioni Hetimor nuk do ta japë vendimin me datë 8 tetor siç ishte parashikuar, por do të shtyhet me disa ditë.

Shtyrja vjen pasi Komisioni i Venecias pritet të japë opinionin e saj më 12 tetor.

Komisioni Hetimor do të mbajë sërish një mbledhje ditën e nesërme kur do të vendosë datën e mbylljes së punimeve.

Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar të Komisionit Hetimor, presidenti Ilir Meta argumentoi vendimet e tij për çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe dekretimin e tyre më 13 tetor.

Ndërkohë, dje presidenca publikoi në faqen e saj zyrtare raportin që Meta do të përdorë për t'u mbrojtur para Komisionit të Venecias në datë 11 tetor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1812150478363
array(1) { ["section"]=> string(67) "shkarkimi-i-presidentit-meta-komisioni-hetimor-zgjat-punimet-178743" }