Shkarkimi i Presidentit, Shehu: PS nuk guxon të bëjë asnjë hap për të goditur Metën se populli do...

Publikuar tek: politike, më 21:39 12-06-2019 Shkarkimi i Presidentit, Shehu: PS nuk guxon të bëjë asnjë hap për të goditur Metën se populli do...

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD Tritan Shehu shprehet se socialistën nuk guxojnë të bëjnë asnjë hap për të shkarkuar presidentin Meta pasi do të ishte një grush shteti i cili do të detyronte shoqërinë shqiptare të reagonte ashpër.

'Ajo do ishte realizimi i grushtit të shtetit të plotë. Grushti i shtetit nuk bëhet me tanke në rrugë, por duke kapur në mënyrë antikushtetuese institucionet dhe duke i kthyer këto institucione tek një grup që nuk i takojnë. Kjo është bërë në Shqipëri deri më sot. Rezoluta mu duk një dokument krejtësisht atrofik, një dokument që nuk kishte asgjë. Mu kujtuan ato paralajmërimet kineze 1920-1925 që bënte dikur Kina.  Një dokument që kërkonte të krijonte një tymnajë dhe asgjë reale sepse realisht dhe ata nuk guxojnë të bëjnë një hap të tillë për të goditur Presidentit, sepse ajo do ishte përfundimi i grushtit të shtetit. Do detyronte shoqërinë shqiptare, forca politike të reagonte ndaj këtij regjimi ashtu sic mund të reagohej vetëm pas grushtit të shtetit', u shpreh Tritan Shehu në Ora News.

Më tej, Shehu shtoi se Meta mori një akt të guximshëm dhe kushtetues sipas tij dhe që partitë duhet ta zbatojnë.

'Presidenti ndërmori një akt të guximshëm, kushtetues. Një akt të fundit institucional sepse pas kësaj unë jam i bindur se situata do të rrëshqasë nga institucionet dhe ajo do të ishte tragjike, e papranueshme dhe e dëmshme për vendin. Pra të vazhdojnë në këto shina të reja që dha presidenti dhe të evitojmë më të keqen në këtë vend', tha Shehu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024102926254272
array(1) { ["section"]=> string(102) "shkarkimi-i-presidentit-shehu-ps-nuk-guxon-te-beje-asnje-hap-per-te-goditur-meten-se-populli-do-168000" }