Shkarkimi i TRUMP, ish-ambasadorja e SHBA në Ukrainë fillon dëshminë në Kongres, Departamenti i Shtetit kishte udhëzuar ndryshe

Publikuar tek: bota, më 17:08 11-10-2019 Shkarkimi i TRUMP, ish-ambasadorja e SHBA në Ukrainë fillon dëshminë në Kongres, Departamenti i Shtetit kishte udhëzuar ndryshe Ish-ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë Marie Yovanovitch

Ish ambasadorja e SHBA në Ukrainë Marie Yovanovitch ka mbërritur para pak (të premten) në Capitol Hill për një dëshmi me dyer të mbyllura në komitetin e Kongresit që po heton nëse presidenti Donald Trump ka kryer shkelje të kushtetutës duke i kërkuar një vendi të huaj të hetojë rivalët e tij politikë, që sipas kongresmenëve amerikanë është konsideruar si ryshfet.

Prezenca e Yovanovitch vjen pasi Departamenti i Shtetit ka udhëzuar shumë zyrtarë që të refuzojnë bashkëpunimin me investigimin e demokratëve, duke e quajtur një përpjekje të rrezikshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 2016.

Siç duket Departamenti i Shtetit nuk kërkoi që ajo të mos shkonte siç ka bërë më parë këtë javë me ambasadorin e SHBA në BE Gordon Sondland. Refuzimi erdhi vetëm pak orë para se Sondland, një megadonator i Trump, duhej të shfaqej në kongres. Të premten në mëngjes, megjithatë, avokati i Sondland nxorri një deklaratë dhe tha se ai do të dilte para kongresit në 17 tetor.

Yovanovitch, që u largua nga detyra në maj pasi u sulmua nga avokati personal i Trump Rudy Giuliani dhe konservatorëve të tjerë se ajo është përpjekur të ngadalësojë përpjekjet antikorrupsion në Ukrainë, është ende një funksionare e shërbimit të jashtëm.

Hetimet po bëhen për një telefonatë të korrikut të Trump me Zelensky, kur presidenti i SHBA i ka kërkuar këtij të fundit të hetojë për djalin e zv.presidentit Joe Biden ndërkohë që ai premtonte ndihmë militare për Ukrainën.

''ABC news'' ka mësuar gjithashtu se edhe ish-këshilltrja e presidentit për çështjet ruse Fiona Hill ka rënë dakord të ulet me hetuesit e kongresit të hënën. Hill, së fundmi la postin në Shtëpinë e Bardhë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe dëshmia e saj do të vinte pas paraqitjes së Kurt Volker, ish te derguarit special të SHBA në Ukrainë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013020992279053
array(1) { ["section"]=> string(132) "shkarkimi-i-trump-ish-ambasadorja-e-shba-ne-ukraine-fillon-deshmine-ne-kongres-departamenti-i-shtetit-kishte-udhezuar-ndryshe-181683" }