Shkarkohen katër kryetar bashkish në Turqi, dyshohet se janë të lidhur me kurdët

Publikuar tek: bota, më 23:01 16-11-2019 Shkarkohen katër kryetar bashkish në Turqi, dyshohet se janë të lidhur me kurdët

Katër kryetarë bashkish në lindje të Turqisë janë shkarkuar nga detyra, sot, me akuzën për mbështetje të terrorizmit.

Sipas mediave vendase, kryetarët e bashkive të Surucit në Şanlıurfa, si dhe rrethet Mazıdağı, Savur dhe Derik në Mardin, Hatice Çevik, Nalan Özaydin, Gülistan Öncü dhe Mülkiye Esmez, janë shkarkuar pasi dyshohet se kanë lidhje me kurdët e YPG/PKK, të cilësuar nga Ankaraja zyrtare si grupim terrorist.

Në 30 vitet e ekzistencës së saj, PKK është listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Qeveria e Turqisë e ka bërë atë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019030094146729
array(1) { ["section"]=> string(86) "shkarkohen-kater-kryetar-bashkish-ne-turqi-dyshohet-se-jane-te-lidhur-me-kurdet-186138" }