Shkarkohet atasheu ushtarak në Ankara, i hiqet pasaporta diplomatike

Publikuar tek: aktualitet, më 16:23 20-01-2017 Shkarkohet atasheu ushtarak në Ankara, i hiqet pasaporta diplomatike

Ministria e Mbrojtjes urdhëron kthimin në Shqipëri të atasheut shqiptar në Ankara, kolonel Razije Mehmeti.

Përmes një deklarate për shtyp të përcjellë per median rreth orës 15:00 të 20 janarit 2017, mësohet se Shtabi i Përgjithshëm i FA ka propozuar kthimin e menjëhershëm të kolonele Mehmetit në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion.

Njoftimi i Shtabit të Përgjithshëm të FA thotë se këto masa janë marrë “për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të koloneles” por pa sqaruar më shumë.

Burime të Ora News bëjnë me dije se djali i saj është përfshirë në një ngjarje në Itali, por pa dhënë më shumë detaje lidhur me të.

“Në dijeninë tonë, me marrjen e këtij informacioni, autoritetet shqiptare i kanë hequr pasaportën diplomatike dhe natyrisht duke lejuar autoritet italiane që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e Shtabit te Pergjithshem:

Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve është informuar nga autoritetet shqiptare në rrugë diplomatike, për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të atasheut ushtarak të Shqipërisë në Ankara, kolonel Razije Mehmeti.

Në dijeninë tonë, me marrjen e këtij informacioni, autoritetet shqiptare i kanë hequr pasaportën diplomatike dhe natyrisht duke lejuar autoritet italiane që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit.

Shtabi i Përgjithshëm i FA ka propozuar kthimin e menjëhershëm të kolonele Mehmeti në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EKSKLUZIVE/“Fierakët më ngacmuan motrat e shokut. E mora vesh në televizor që vrava 3 persona”, zbardhet DËSHMIA e autorit të masakrës së Vlorës
Gjesti i aktorit turk tepër njerëzor, ja kujt i dhuron dy apartamentet e tij »
Article Logic
Execution time: 0.0052478313446045
array(1) { ["section"]=> string(73) "shkarkohet-atasheu-ushtarak-ne-ankara-i-hiqet-pasaporta-diplomatike-66138" }