Vetëm pak ditë pas emërimit si drejtore e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Alketa Hila është shkarkuar nga ky post.
Hila, e cila ishte zv/drejtore e Fondit u emërua drejtore pas shkarkimit të ish drejtorit. Tashmë në vend të saj është emëruar Eduart Ahmeti. Ky i fundit ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Agjencisë së Prokurimeve Publike.