Shkarkohet drejtoresha e “Ismail Qemalit”, nuk pranon t’i japë çelësat pasueses

Publikuar tek: aktualitet, më 09:08 11-09-2015 Shkarkohet drejtoresha e “Ismail Qemalit”, nuk pranon t’i japë çelësat pasueses Shkolla \"Ismail Qemali\"

Drejtoresha e gjimnazit “Ismail Qemali” shkarkohet nga detyra në këtë fillim viti shkollor.

Alma Laze është transferuar në një shkollë 9-vjeçare në një kohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Drejtoria Arsimore e Tiranës, për shkarkimin e saj.

Siç raporton GSH, vendin e Alma Lazes e ka zënë drejtoresha e re Luljeta Kana e cila në fakt nuk ka mundur dot të hyjë në zyrë pasi ish-drejtoresha nuk ia jep çelësat.

Sipas GSH, lajmi për drejtoreshën e shkarkuar është mirëpritur nga nxënësit, prindërit e tyre  si dhe një pjesë e stafit të mësuesve, të cilët thonë se e kanë kërkuar edhe më herët shkarkimin e drejtoreshës, dukeqenëse nuk kishte punuar më parë në arsim por si magaziniere në D.R.S.SH.

Në shkurt të vitit që lamë pas, nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” protestuan kundër emërimit të Alma Lazes dhe largimit të Vojsava Thanasit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031468152999878
array(1) { ["section"]=> string(82) "shkarkohet-drejtoresha-e-ismail-qemalit-nuk-pranon-t-i-jape-celesat-pasueses-20516" }