Drejtorit i Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Artur Sejati është shkarkuar nga posti që mbante për shkak se nuk kishte arsimin përkatës.
Sejati, i emëruar në këtë post që në kohën e qeverisë “Berisha” do të zëvendësohet nga Elvis Koka. Shkarkimi i tij ka ardhur në kuadër të reformimit të administratës shtetërore.