SHKARKOHET drejtori i OST, në vend të tij ish drejtuesi i Top Channel (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 21-01-2019 SHKARKOHET drejtori i OST, në vend të tij ish drejtuesi i Top Channel (EMRI) Drenova-Gradeci

Shkarkohet nga detyra Klodian Gradeci, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OST).

Lajmi konfirmohet nga burime të newsbomb.al që bëjnë me dije ndërkaq edhe emrin e drejtorit të ri.

Bëhet fjalë për Skerdi Drenovën, një nga ish zv.drejtorët e rëndësishëm të Televizionit Top Channel i cili pas dorëheqjes nga gjiganti mediatik, në vitin 2015 u emërua nga kryebashkiaku Veliaj në krye të INUV.

Tashmë, Drenova do të mbajë postin e drejtorit të OST, që u përfshi në skandalin e Unazës së Re pasi rezultoi se i dha DH Albania, një kompanie fantazmë, tenderin prej 12 mln  eurosh për një linjë energjitike, tender që tashmë është anulluar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata dënoi për shpifje Bashën, Balla: Vendim historik, nuk duhet të shfrytëzojmë postin për...
Basha u dënua për shpifje, Bardhi: Vendim qesharak nën presionin e vettingut »
Article Logic
Execution time: 0.011906147003174
array(1) { ["section"]=> string(80) "shkarkohet-drejtori-i-ost-ne-vend-te-tij-ish-drejtuesi-i-top-channel-emri-149678" }