Shkarkohet nga detyra drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Portin e Durrësit, Bokë Budini.
Zyrtarisht, largimi nga detyra i është komunikuar me datë 29 prill, ndërsa është zëvëndësuar menjëherë nga Lindita Nushi.
Shkarkimi i tij vjen 2 javë pas super-operacionit, në vazhdën e të cilit u arrestuan 18 zyrtarëve të doganës së Durrësit, Tiranës dhe Qafë-Thanës, si dhe efektivë policie, pas zbulimit se ata kanë lejuar kalimin drejt Italisë kalimin e 10. 2 tonëve drogë.
Ata dyshohet se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme me kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.
Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.
Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord. Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.