Shkarkohet nga detyra prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, ja kush e zëvendëson

Publikuar tek: aktualitet, më 16:37 21-10-2020 Shkarkohet nga detyra prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, ja kush e zëvendëson

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.

Sipas informacioneve për mediat, në vend të tij është emëruar Odise Kote. Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër si dhe nënkryetarit të Bashkisë.

Astrit Aliaj është emëruar Prefekt pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër në nëntor të vitit 2017.

Vendimi i plotë:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Astrit Aliaj, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Odise Kote emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ERION BRAÇE

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Dosja 339 dhe MAFIA e betonit’, BE i jep çmimin e parë Klodiana Lalës, vlerësohen gazetarët që investiguan Vangjush Dakon
Rama 'presion' naftëtareve të Ballshit: Pa u ndalur greva nuk bisedojmë dot, kusuret e privatit mos ia faturoni qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.012723922729492
array(1) { ["section"]=> string(96) "shkarkohet-nga-detyra-prefekti-i-qarkut-te-gjirokastres-astrit-aliaj-ja-kush-e-zevendeson-224606" }