Shkarkohet regjistruesi i pasurive në Shkodër për pjesëmarrje në fushatë, kallëzohet në Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 01-06-2017 Shkarkohet regjistruesi i pasurive në Shkodër për pjesëmarrje në fushatë, kallëzohet në Prokurori

Regjistruesi i pasurive të paluajtshme në Shkodrës, Mondi Ndou është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë nga ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, i cili ka referuar rastin në Prokurori, për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

“Shkarkimi, erdhi pas verifikimit të kryer, si dhe informacioneve të plota të marra, ku konstatohet përfshirja e Mondi Ndou, në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin. Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë i ka referuar çështjen organeve të prokurorisë, si dhe ka vënë në dijeni Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se shtetasi Mondi Ndou, me detyrë Regjistrues në ZRPP Shkodër, ka kryer veprën penale të parashikuara nga neni 328/a të Kodit Penal”, njofton Ministria.

Ministria e Drejtësisë inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve. Aktualisht, falë bashkëpunimit me qytetarët, Ministria e Drejtësisë ka në trajtim dhe verifikim një numër të konsiderueshëm rastesh, për të cilat do të shprehet pas përmbylljes së procesit të verifikimit.

Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve të administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky është plani kombëtar antikanabis dhe masat për procesin elektoral
Demiraj dhe Çako, në ceremoninë mortore të efektivit të policisë Lorent Duli »
Article Logic
Execution time: 0.011915922164917
array(1) { ["section"]=> string(102) "shkarkohet-regjistruesi-i-pasurive-ne-shkoder-per-pjesemarrje-ne-fushate-kallezohet-ne-prokurori-80857" }