Shkarkohet shefi ekzekutiv i spitalit i infektuar me Covid-19, dha urdhër që të mos mbahej maska

Publikuar tek: bota, më 18:59 26-11-2020 Shkarkohet shefi ekzekutiv i spitalit i infektuar me Covid-19, dha urdhër që të mos mbahej maska CEO Kelby Krabbenhoft

Debati në lidhje me vendosjen ose jo të maskës për të zbutur përhapjen e koronavirusit i ka kushtuar shumë Shefit ekzekutiv të një spitali në Dakotës Jugore. 

Kelby Krabbenhoft, shefi i spitalit Sanford Health, një organizatë mjekësore jofitimprurëse është i infektuar me Covid-19, por pavarësisht kësaj nuk vendosi maskë.

Madje, ai kërkoi që as vartësit e saj të mos vendosin maskë, pasi maska është si një gjest simbolik.

Krabbenhoft i dërgoi përmes email mesazhin për mos-mbajtjen e maskave punonjësve duke sfiduar kështu rregullat e vendosura në mbarë botën tashmë.

Në email, Krabbenhoft, i cili nuk është mjek, tha gjithashtu se ai është imun ndaj COVID-19 për të paktën shtatë muaj dhe për këtë nuk e kap virusi sërish.

Ky mesazh u përhap shpejt në popullatë dhe për këtë skandal, institucioni mori masa të menjëhershme duke e shkarkuar 62-vjeçarin.

Të shumtë janë ata që nuk e kanë preferuar mbajtjen e maskës për të mos përhapur Covid-19, por janë përballë me masa ndëshkimore të rënda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Egjipti ‘një hap’ para të gjithëve, prezanton robotët që kryejnë testime për koronavirusin
Infektohen me Covid-19 princi dhe princesha e Suedisë »
Article Logic
Execution time: 0.010496854782104
array(1) { ["section"]=> string(102) "shkarkohet-shefi-ekzekutiv-i-spitalit-i-infektuar-me-covid-19-dha-urdher-qe-te-mos-mbahej-maska-229242" }