Shkarkoi dy drejtorët pas vizitës së Dritan Dajtit te dentisti, 7 deputetë kërkojnë interpelancë me ministren Gjonaj

Publikuar tek: politike, më 16:38 26-01-2020 Shkarkoi dy drejtorët pas vizitës së Dritan Dajtit te dentisti, 7 deputetë kërkojnë interpelancë me ministren Gjonaj

Shtatë deputetë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pas shkarkimit të dy drejtorëve të burgjeve, në lidhje me vizitën të burgosurit Dritan Dajti në një klinikë dentare në ish-Bllok.

MInistrja Gjonaj shkarkoi drejtorin e  Policisë së Burgjeve dhe drejtorin e burgut të Peqinit ku Dajti vuan dënimin. Por për shtatë deputetë opozitarë, shkarkimet janë të dyshimta dhe të pajustifikuara.

“Grupi i deputetëve kërkon sqarime mbi rastin i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së Peqin , ku u konstatuan këto shkelje për këto masa ekstreme?

-Lirimet, propozimet që janë kompetenca juaj, mbi ç'baza i keni bërë? I keni parë dosjet e tyre përpara se t'i emëronit apo t'i prezantonit?”.

Ata gjithashtu ngrenë pyetje mbi sigurinë në burgje, transferimet e të dënuarve, si dhe emërimet e lirimet e drejtuesve.

“Grupi i deputetëve kërkon sqarime mbi: Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit; Shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të drejtuesve të IEVP-ve. Mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transferimit të tyre”.

Interpelanca udhëhiqet nga Lefter Maliqi, që më parë ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve.

dfsdgfsdgsdgsdgfd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022178173065186
array(1) { ["section"]=> string(122) "shkarkoi-dy-drejtoret-pas-vizites-se-dritan-dajtit-te-dentisti-7-deputete-kerkojne-interpelance-me-ministren-gjonaj-193210" }