Shkarkoi mbetjet e në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit, procedohet dhe gjobitet me 5 milion lekë 37 vjeçari në Lezhë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:34 28-05-2020 Shkarkoi mbetjet e në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit, procedohet dhe gjobitet me 5 milion lekë 37 vjeçari në Lezhë Foto ilustruese

Policia e shtetit ka njoftuar se ka proceduar një 37 vjeçar në Lezhë, pasi është kapur duke shkarkuar mbetje në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit.

Mësohet se është proceduar G.A, 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë, ndërkohë që është dënuar edhe me 500 mijë lekë të reja gjobë.

Ditën e djeshme policia procedoi dhe gjobiti edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gërryenin shtratin e lumit Mat.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore

  • Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për përpunim të inerteve dhe gjobitet nga IKMT-ja me masë administrative;
  • Procedohet penalisht një 37-vjeçar dhe gjobitet, pasi shkarkonte mbetje në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit;
  • Një ditë më parë u proceduan dhe u gjobitën edhe dy shtetas të tjerë, për gërryerje të shtratit të lumit Mat.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, ku gjatë kontrollit është kapur në flagrancë duke nxjerrë materiale inerte dhe është proceduar shtetasi D.B., 56 vjeç, banues në Kurbin.

IKMT e ka gjobitur shtetasin me masë administrative 2 milion lekë (të reja).

Gjithashtu, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin G.A., 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe IKMT-së, gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin.

IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do të ndërpresë lidhjen me rrjetin e kanalizimeve.

Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumenjve apo që kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit e lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098240375518799
array(1) { ["section"]=> string(128) "shkarkoi-mbetjet-e-ne-rrjetin-e-kanalizimeve-te-ujesjellesit-procedohet-dhe-gjobitet-me-5-milion-leke-37-vjecari-ne-lezhe-208132" }