Shkarkoi Teodosijeviç pak ditë më parë, Haradinaj emëron një tjetër ministre serbe

Publikuar tek: rajon, më 14:19 12-04-2019 Shkarkoi Teodosijeviç pak ditë më parë, Haradinaj emëron një tjetër ministre serbe

Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot Adriana Hoxhiç në postin e Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Emërimi i saj vjen pasi disa ditë më parë kryeministri shkarkoi nga kjo pozitë Ivan Teodosijeviç të Listës Serbe.

Teodosijeviç u largua nga Qeveria e Kosovës, pasi i quajti shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut trillim.

Por, burimet e Lajmi.net thonë se propozimi për emërimin e Adriana Hoxhiç ishte i Listës Serbe dhe jo i Ramush Haradinajt.

Kryeministri Haradinaj, në marrëveshje të plotë me Listën Serbe, ka marrë vendimin për emërimin e Hoxhiç si Ministre në MAPL. Haradinaj, në një postim në faqen e tij në Facebook, tha se Adriana Hoxhiç shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Hoxhiç për një kohë të gjatë ishte e angazhuar në Mitrovicën e Veriut dhe janë të njohura lidhjet e saj të ngushta me Listën Serbe dhe rrjedhimisht me Beogradin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065131187438965
array(1) { ["section"]=> string(88) "shkarkoi-teodosijevic-pak-dite-me-pare-haradinaj-emeron-nje-tjeter-ministre-serbe-160153" }