Shkatërrimi i kartelit ‘Kompania Bello’, Artan Hoxha publikon FOTOT: Në Ekuador del në rrugë taksia me mesazhin e koduar, Dritan Rexhepi...

Publikuar tek: aktualitet, më 14:01 19-09-2020 Shkatërrimi i kartelit ‘Kompania Bello’, Artan Hoxha publikon FOTOT: Në Ekuador del në rrugë taksia me mesazhin e koduar, Dritan Rexhepi... FotoMontazh: Dritan Rexhepi - Eldi Dizdari

Gazetari Artan Hoxha publikon dy foto që ia kanë dërguar nga Ekuadori, në një prej të cilave shfaqet Dritan Rexhepi, “koka” i kartelit shqiptar të kokainë atje dhe një taksi me një targë të koduar “0035 KCK”.

“Pas superoperacionit te zhvilluar ne 10 shtete te Europes dhe te Azise, ku u deklarua me buje se, eshte shkaterruar karteli i pare shqiptare i kokaines, me erdhen dy foto domethenese nga kryeqyteti i Ekuadorit, Kuito...

Ne foton e pare, eshte personazhi i cilesuar ditet e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar te kokaines, Dritan (Gramoz) Rexhepi, ne qeline e tij, ne burgun e sigurise se larte ne Kuito te Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014....praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga burgu...

Ne foton e dyte, eshte nje mesazh i koduar nepermjet nje targe te nje taksie ne kryeqytetin e Ekuadorit, “0035 KÇK”...e cila te kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”...”, shkruan Hoxha.

Për targën e koduar, gazetari thotë se nëpërmjet saj Dritan Rexhepi jep mesazhin nga burgu se edhe pse është kapur Eldi Dizdari, karteli nuk është shpërbërë. “Uroj qe mesazhi te mos thote, se “eshte kapur ‘tropojani’ (Eldi Dizdari) dhe rrjeti i tij, pra vetem njeri nga degezimet e kartelit, por nuk eshte shperbere karteli”... Kampionati vazhdon...”

Lexo edhe: Boss droge nga BE në Ekuador/ Kush është vlonjati 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013504981994629
array(1) { ["section"]=> string(138) "shkaterrimi-i-kartelit-kompania-bello-artan-hoxha-publikon-fotot-ne-ekuador-del-ne-rruge-taksia-me-mesazhin-e-koduar-dritan-rexhepi-220928" }