Shkatërrimi i KZAZ-ve nga bashkitë e djathta, Hoxha tregon detaje: Ishte planifikuar, policinë të mos e gënjejë mendja se...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:45 18-06-2019 Shkatërrimi i KZAZ-ve nga bashkitë e djathta, Hoxha tregon detaje: Ishte planifikuar, policinë të mos e gënjejë mendja se...

Gazetari Artan Hoxha thotë se policia e ka të pamundur të kontrollojë situatën në zgjedhjet e 30 qershorit, dhe testi ishte sot kur zyrtarë nga bashkitë e djathta në vend së bashku me militantë të PD-së sulmuan KZAZ-të.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se sulmi ndaj KZAZ-ve ishte planifikuar për në orën 11:00 por oraret lëvizën për shkak se shpërtheu fillimisht në Tropojë.

“Ka kërcitur molotovi në shkollë, është KZAZ Nr3. Për shkak të numrit të madh të personave që kanë ardhur aty, policia e ka patur të pamundur, në krye të tyre ka qenë kreu i PD-së dhe përfaqësues. Janë ndjekur edhe gazetarët nga frika se mund të identifikohen personat nga fotot. Kjo situatë ka zgjatur rreth 40 minuta. Policia ka dashur të përdorë edhe gaz lotësjellës po s’ka qenë nevoja. Mesa di unë nga jugu në veri ka qenë e programuar nga ora 11:00 por meqënëse ka ndodhur në Tropojë më herët, u zhbalancua situata. Dhe në Tropojë ka tensione aty se janë arrestuar nga policia. E njëjta gjë ka ndodhur në Paskuqan dhe Kamëz. Për mua ky është testi se nëse situata vazhdon kështu, çfarë mund të ndodhë në datën 30. Policia nuk e kontrollon dot situatën, të mos i gënjejë mendja”, deklaroi Hoxha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069539546966553
array(1) { ["section"]=> string(125) "shkaterrimi-i-kzaz-ve-nga-bashkite-e-djathta-hoxha-tregon-detaje-ishte-planifikuar-policine-te-mos-e-genjeje-mendja-se-168779" }