Shkatërrohen bandat e drogës në Itali, 20 të arrestuar

Publikuar tek: bota, më 13:00 03-11-2016 Shkatërrohen bandat e drogës në Itali, 20 të arrestuar

Të paktën 20 perona janë vënë në pranga pas shkatërrimit të tyre bandave droge në bari të Italisë.

Sipas “Ansa”-s droga vinte nga Shqipëria dhe përveç drogës policia ka sekuestruar po ashtu arsenal armësh.

Karabinierët e Barit kanë vënë në pranga të paktën 20 persona në një operacion ku u shkatërruan tre banda kriminale që trafikonin tonelata me kanabis nga Shqipëria si dhe janë sekuestruar një arsenal armësh, mes 70 prej tyre ishin dhe mitralozë, pistoleta e municione

Hetimet e zhvilluara që në vitin 2015, shkruan gazeta “La Repubblica”, kanë dokumentuar importin e sasive të mëdha të hashashit nga Shqipëria. Në kuadër të këtij hetimi, autoritetet italiane njoftojnë se janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se 3.500 armë në vitin 2014.

Hetimi i koordinuar nga prokurori i DDA në Bari Giuseppe Maralfa, ka dokumentuar importimin e sasive të mëdha të kokainës dhe marijuanës nga Shqipëria në Roma, Milano dhe Palermo. Gjatë hetimit ishin arrestuar 15 trafikantë të tjerë, konfiskuar 15 kilogramë kokainë dhe më shumë se 1 ton marihuanë, dhe janë gjeti në tetor 2014 një arsenal armësh në Bari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028455972671509
array(1) { ["section"]=> string(59) "shkaterrohen-bandat-e-droges-ne-itali-20-te-arrestuar-58298" }