Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 7,748 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa gjatë operacionit të koduar “Petë”.
Bima narkotike është zbuluar në 3 parcela të ndryshme në fshatin Petë të Vlorës në vendin e quajtur “Përroi i Llazos” rreth 100 metra larg liqenit të fshatit. Policia ka bërë të mundur asgjësimin e plotë të bimëve narkotike më djegie dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.