Shkatërrohet 'banda' e 'Call Center-ave’, shqiptarët mashtronin pensionistët e vetmuar në Gjermani: I thoshin se do fitojnë lotarinë

Publikuar tek: rajon, më 21:24 28-11-2020 Shkatërrohet 'banda' e 'Call Center-ave’, shqiptarët mashtronin pensionistët e vetmuar në Gjermani: I thoshin se do fitojnë lotarinë Foto ilustruese

Autoritetet në Gjermani të drejtuar nga policia e Trierit së bashku me policinë në Kosovë kanë përfunduar me sukses një aksion ndërkombëtar ku në fokus ishte një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në lotari.

Sipas policisë në Ansbach, mashtruesit flisnin një gjermanishte të pastër, por ishin rritur në Kosovë dhe Shqipëri, raporton DW. Qëllimi i policisë është konfiskimi i parave të marra dhe zhdëmtimi viktimave, por sipas tyre, kjo nuk është e lehtë.

Aksioni policor u zhvillua në mes të nëntorit, njoftoi policia, sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, të premten (27.11.2020). Në Kosovë u arrestuan nëntë persona të dyshuar mes tyre edhe “krerë të bandës”, bëri të ditur policia e Trierit.

Po ashtu u siguruan prova materiale si edhe vlera pasurie. Pjesëtarët e bandës për vite të tëra nga një Call-Center në Kosovë telefononin më së shumti persona të moshuar dhe të vetmuar, shkruan agjencia e lajmeve, AFP, duke iu referuar të dhënave të policisë.  

Përmes telefonatave të shumta, mashtruesit krijonin një marrëdhënie besueshmërie me personat e dëmtuar. Për viktimat, sipas policisë, mashtrimi krahas humbjeve materiale sillte shpesh edhe probleme psiqike. Një pensionist madje u gënjye me një gjysmë milioni euro. Policia gjermane bën të ditur se ka pasur “tragjedi njerëzore”.

Si pikëfillesë e hetimeve gjermane shërbeu rasti i një gruaje 71-vjeçare nga Idar-Obershtain dhe një burri 64-vjeçar nga Trieri. Gruaja 71-vjeçare kishte paguar 53.000 euro gjithsej, duke i dhënë në dorë, me transfertë apo në formë të E-Cash-codes, kurse 64-vjeçari humbi një shumë më të vogël, shkruan DW.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk ka qetësi për Italinë, 686 viktima nga COVID dhe më shumë se 26 mijë raste brenda një DITE (BILANCI)
Dalin pamje nga përleshja në mes të rrugës në Prishtinë, i riu i drejton armën në fytyrë, tjetrit s’i trembet syri, e shtyn dhe... (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010276079177856
array(1) { ["section"]=> string(133) "shkaterrohet-banda-e-call-center-ave-shqiptaret-mashtronin-pensionistet-e-vetmuar-ne-gjermani-i-thoshin-se-do-fitojne-lotarine-229479" }